Pronarët në krizë, tifozët duan të blejnë aksionet e Interit

Prej shumë muajsh dihen problemet financiare të aksionerëve kinezë të zikaltërve, të cilët janë në prag të falimentimit. Grupi Suning nuk i ka punët mirë, por tifozët duan që Interi të mbijetojë, madje të jetë i fortë, ndaj edhe kanë nisur aksione për të bërë gjëra siç janë në Gjermani apo në Spanjë. Aksione të popullit kërkohen nga grupimi “Interspak” (Interspac), dhe kjo thirrje vjen nga presidenti i grupit, Karlo Kotareli. “Nëse nuk e bëjmë tani, kur do ta bëjmë?, – thotë ai në formë pyetjeje, – duam që t’i japim klubit një stabilitet financiar, që të mos varet vetëm nga gjendja e një pronari, po ashtu duam që klubi të mbetet italian sepse të tillë do të jenë tifozët aksionerë”.

Sfidanti.al