Juventusi flet për Dibalën, por Tardeli flet për krizën pa Ronaldon!

Është kthyer në një histori të gjatë kjo e rinovimit të argjentinasit, dhe rekordmenët e titujve të Italisë mezi po arrijnë deri në 8 milionë euro rrogë bazë në vit, plus shpërblimet. E tillë është situata edhe tek Juvja, dhe në Serinë A, që nuk mund të pranohen shpenzime siç janë ato në Angli, tek Paris SG, Reali apo Bajerni. Gjithsesi, rinovimi besohet se do të kryhet dhe Dibala nuk do të largohet, por legjenda e dikurshme, Marko Tardeli, thotë se “Juventusi po kalon një krizë bukur të fortë” (una bella crisi). Më tej, kampioni i botës i vitit 1982 thekson se “kur ishte Ronaldo, problemet sikur maskoheshin sepse ai shënonte dhe nxiste shokët, tani ai nuk është më”. Pak a shumë si Barcelona pa Mesin. Mediat italiane thonë se me dyshen Lokateli-Aleks Sandro, trajneri Alegri po zgjidh disa probleme, por gjithsesi Juvja sot nuk ka vërtetë yje të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Sfidanti.al