Kush fiton, nuk preket. Është një ligj i futbollit, edhe kur na duket pa logjikë, dhe tek Tirana mendojnë pikërisht kështu. Emanuel Egbo nuk diskutohet si trajneri i momentit, si njeriu që që udhëheq ekipin drejt titullit të parë kampion në 10 vjet, por gjithsesi drejtuesit bardheblu e kanë të qartë se për stolin mund t’u duhet një alternativë tjetër. Burime pranë presidentit Refik Halili, bëjnë me dijë se ai po mendon se çfarë do të duhet të bëjë për sezonin e ardhshëm.
Me gjasë, kryeqytetetasit do të luajnë në Champions, do të duhet të përmirësohet skuadra, e do të duhet të përballohen sfida edhe më të vështira se deri tani. Gjithsesi, Halili nuk mendon se Egbo mund të vihet në diskutim në rast se vazhdojnë fitoret, dhe kjo vlen edhe për pjesëmarrjen në kupat europiane. Pra, trajneri nigerian mund të ketë garancinë se mund të vazhdojë gjatë në stol, nëse gjithçka ecën si tani.
Pak ditë më parë, opinionisti dhe trajneri Sulejman Starova deklaroi se Tirana po kërkon për teknik. Në gjykimin e drejtuesve, Egbo është një njeri tepër pozitiv, një menaxhues i shkëlqyer i lojtarëve, por gjithsesi një trajner portierësh, që nuk e ka kualifikimin e duhur.
Sfidanti.al