Serie A dhe merkatoja e transferimeve, konfirmohen datat e reja; 1 shtator-5 tetor

Në Itali zyrtarizohen datat e merkatos së transferimeve të verës 2020 dhe kjo u bë nga Këshilli Federal që i përcaktoi atë; merkatoja e transferimeve të këtij viti do të nisë në 1 shtator dhe do të mbyllet pas pak më shumë se 1 muaji në 5 tetor

Ishte ky një vendim i nevojshëm për situatën që po kalon futbolli italian që do të rinisë në 20 qershor me ndeshjet e shtyra të javës së 25 dhe që do të mbyllet në fillim të muajit gusht. Pas një turi të vërtetë forcë për të mbyllur sezonin me kompeticionet evropiane që do të zhvillohen në muajin gusht, shtatori do të jetë një muaj që do t’i dedikohet i gjithi transferimeve të futbollisteve, ndërkohë që kluber do të mund të depozitojnë parakontratat që do të nënshkruhen në korrok e gusht

Do të jetë një sesion i shkurtër i merkatos, por kjo nuk është e reja e vetme; duke parë krizën që ka goditur shumë klube, pritet më shumë një merkato me shkëmbime lojtarës sesa transferime e blerje të mirfillta me pagesa në cash. Ndërkohë që nuk ndryshojnë datat e sesionit dimëror të merkatos që janë 4 -31 janar të vitit 2021.

Sfidanti.al