Luan në kategorinë e katërt, është një skuadër thuajse amatore, dhe ka 94 ditë pa luajtur futboll. Ky “liliput” me emrin Zarbryken do të duhet të shkatërrojë nesër një fuqi të Bundesligës si Bajer Leverkuseni, për të mbërritur në finalen e Kupës së Gjermanisë. Dikur, një emër i rëndësishëm në futbollin gjerman (dy herë nënkampion), ekipi i trajnerit Lukas Kvasniok, dhe i presidentit Hartmut Osterman, ëndërron për mrekullinë e radhës, që do të ishte më e madhja në histori. Vërtet do të luajë në stadiumin e vet, por pa publik.
Pas 3 gjysmëfinaleve të humbura në 1957, 1958 e 1985, shpresohet që kjo të jetë hera e duhur, por epidemia e koronavirusit i prishi shumë punë. Ndërsa rivali i vet, Leverkuseni, ka luajtur disa ndeshje në Bundesligë, kategoria e katërt nuk është lejuar që të rifillojë nga autoritetet gjermane. Në çerekfinale u eleminua Fortuna e Dyseldorfit, ndërsa më parë u mundën Karlsruhe, Këlni dhe Regensburgu. Zarbrykei vërtet ka mbërritur edhe 3 herë më parë në gjysmëfinale, por asnjëherë si ekip i kategorisë së katërt. Kurrë më parë, një skuadër e këtij niveli nuk ka mbërritur as deri në gjysmëfinale, imagjinoni të jetë në finale.
Sfidanti.al