Autogol i Jovic, organizon festë me barbecue, ‘tërbohet’ Reali i Madridit

Luka Jovic i bën sërish me dhimbje koke drejtuesit e Realit të Madridit. Sulmuesi serb që pas një sezoni zhgënjyes te Los Blancos mund të largohet nga Spanja ka publikuar në profilin e tij në Instagram(duke e hequr më pas) një foto që nuk është pëlqyer aspak te krerët e klubit madrilène; Jovic ishte pjesëmarrës në një festë barbecue në shtëpiunë e tij pavarësisht dëmtimit të pësuar në këmbë

Në foto, sulmuesi shfaqet duke qëndruar në këmbë teksa kishte mbështetur edhe këmbën e dëmtuar gjatë periudhës së karantinimit kur u denoncua për thyerje të rregullave, një sjellje kjo që është konsideruan aspak profesionale nga drejtuesit e Realit të Madridit. Për më tepër, lojtarët kanë nisur të mbajnë një dietë strikte ku nuk përfshihen produktet ushqimore të gatuara nga miqtë e Jovic.

Është ky autogoli i radhës së Jovic në një sezon shumë të vështirë për të me serbin që gjatë verës do të largohet përfundimisht nga kryeqyteti spanjoll.

Sfidanti.al