Pioli: Interi luajti më mirë, na duhet paraqitje e madhe në kthim!

Çfarë ndodhi me Milanin? Kuqezinjtë nuk jepeshin favoritë, por gjithsesi kishin mbështetjen e tifozëve dhe paraqitjet ndaj Napolit në çerekfinale jepnin jo pak shpresë. E qartë që kampionët e Italisë nuk e interpretuan derbin siç duhet, që nga minutat e para, dhe vuajtën pasojat.  Pavarësisht reagimit pas pushimit, sërish Milani bëri më pak, siç e pranon trajneri Stefano Pioli. “E sigurt që nuk e nisëm siç duhet, dhe siç e kishin përgatitur, – pohoi ai, – Interi shënoi gol shumë shpejt, në aksionin e parë standard. Gjithsesi, është e qartë që Interi luajti më mirë se ne në pjesën e parë, me më shumë energji dhe përqëndrim, duke fituar duelet. Më vjen keq që nuk shënuam pas pushimit, kur loja ndryshoi. Në ndeshjen e dytë duhet të luajmë siç bënë në pjesën e dytë, pasi duhet një paraqitje e madhe për të përmbysur rezultatin”. Gjysmëfinalja e kthimit, Inter-Milan, luhet sërish në “San Siro” këtë të martë.

Sfidanti.al