Një qen bën lëmsh Xhiron e Italisë!

Nuk ishte aspak e lehtë kjo ditë në garën e dytë më të madhe të këtij sporti në botë. Xhiro e Italisë përjetoi një etapë me rrëzime, lëndime dhe të papritura, ndërsa çiklistët e pësuan edhe nga një shkak që nuk e prisnin. Një qen hyri papritur në rrugë, duke bërë që njëri nga më të mirët, belgu Remko Evenepël të ndryshonte drejtimin e të rrëzohej. Sprintieri, që ishte pretendent i madh për të fituar etapën e pestë, mbeti i shtrirë në asfal me lëndime, ndonëse e vazhdoi itinerarin deri në fund. Sidoqoftë, problemet në etapën me përfundim në Salernon në Italinë e Jugut, nuk u krijuan vetëm nga qeni.

Reshjet e shiut dhe rruga me kthesa sollën rrëshqitje e rrëzime disa herë, diçka që ndodhi edhe në metrat e fundit. Një rrëzim masiv ndodhi 7 km përpara përfundimit, duke penguar sllovenin Rogliç dhe kryesuesin e Xhiros, Leknesund. Fitues doli Kejdën Grouvs nga Australia, por norvegjezi Leknesund e mbajti Fanelën Rozë, pra vendin e parë. Xhiroja e Italisë është gara e dytë më e vjetër dhe më e famshme në botë pas Turit të Francës.

Sfidanti.al