Personazhi i Olimpiadës, 38-vjeçari Dani Alvesh me 43 trofe në “xhep”

Trajneri Andre Zhardin (Jardine) ka një ëndërr dhe kjo është që të fitojë medaljen e artë në Tokio me Brazilin. Jo se “selesao” nuk ka fituar kurrë, e bëri në 2016 për herë të parë në histori, veçse për pesë herë kampionët e botës është pak. Zhardin ka marrë me vete një specialist, si Dani Alveshin, që sot është 38 vjeç dhe ka fituar 43 trofe në karrierën e tij të gjatë e të lavdishme. Mbrojtësi brazilian që luajti për shumë vite në Europë, pritet të ketë numrin 10 dhe sidomos të jetë kapiteni dhe lideri i një ekipi të ri. Pikërisht, ish-ylli i Seviljes, Barcelonës apo Paris SG, shpreson të fitojë edhe arin olimpik, pasi fitoi dy herë Kupën e Amerikës dhe dy herë Kupën e Konfederatave.

Sfidanti.al