Përse tifozët e Partizanit u zunë me lojtarët e tyre?!

Momenti ishte i habitshëm dhe nuk u mor vesh se çfarë ndodhi. Një pjesë e publikut në “Arenën e Demave” të Partizanit hyri në fushë në kohën që Rrapaj shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij. Pasi u realizua rrjeta, një pjesë e tifozëve hyri në fushë dhe përveç festimit nisi të përplasej me lojtarët e kuq. Nuk u kuptua mirë se përse ndodhi kjo gjë, ndërsa ekipi ishte duke dalë kampion.

Sfidanti.al