Ka një marrëveshje në parim mes futbollistit dhe klubit spanjoll. E pra, e ardhmja e Dominik Livakoviçit duket se do të jetë në La Ligë, pasi mediat iberike shkruajnë se kanë nisur bisedimet. Vijarreali ka si objektiv të ulë disi shumën e parashikuar në klauzolën e transferimit prej 10 milionë eurosh për portierin e Kroacisë, që shkëlqeu në Kupën e Botës. Livakoviç vazhdon të mbrojë portën e Dinamos së Zagrebit në Ligën e Parë të Kroacisë, ndërsa talenti i tij është tepër i madh për të mbetur në Ballkan.
Sfidanti.al