Kolela flet si kampion: Titulli shijon kur është i vështirë!

Fituesi ka kënaqësi të ligjshme dhe nuk gjykohet. Futbollistët e Partizanit dhe trajneri i tyre, Xhovani Kolela, padyshim që ishin, siç thuhet në “qiellin e shtatë” pasi morën titullin kampion në Abisnet Superligë. Italiani, që shpesh ka qenë ironik, u duk më i ndjeshëm. “Kur kampionati është i fortë, është më bukur kur fiton, – tha ai, – Me sa di jam i pari që e fitoj, pra është një kënaqësi e madhe. Gjithsesi, një kënaqësi jo vetëm për mua, por edhe për klubin, për presidentin, drejtuesit. Që të gjithë kanë fituar për këtë. Siç e kam thënë shpesh, presioni është një shok i jetës për ne. E kemi përballuar pa shumë vështirësi. Merita i shkon klubit që ka qenë i ekuilibruar dhe lojtarëve që zhvilluan një sezon të madh”.

Sfidanti.al