Mediat italiane lavdërojnë Milanin: Eurodjalli!

Nuk munguan komplimentet pas reagimit në kohën e duhur dhe arritjes së objektivit. Milani është tashmë i kualifikuar në Champions dhe kjo u arrit me fitoren 1-0 në stadiumin “Alianc” ndaj Juventusit. “Eurodjalli”, është titulli i madh i “La Gazeta delo Sportit”, që merret me Milanin dhe Xhiron e Italisë: Zhiru fundos Juven, shkon në Champions! “Alegri pa rrjetë, – shkruan “Il Korriere delo Sporti”, – Magjia e Zhirusë i jep Milanit fitoren dhe Championsin. Juve rrezikon Ligën e Europës!” Kuqezinjtë janë në vendin e katërt në Serinë A me 67 pikë, 6 më shumë sesa Atalanta e vendit të pestë kur mbetet edhe një javë.

Sfidanti.al