“Përbindëshi i regbisë” Uorbarton tregon se pse vuajti më shumë ndaj Zelandës së Re

Mezi priti që të kthehej nga Hemisfera Jugore dhe të shuante mallin që e kishte marrë. Më shumë sesa betejat e tmerrshme ndaj Zelandës së Re, kapitenin e Britanisë së Madhe të regbisë, Samuel Uorbarton, e torturoi mungesa e vajzës së tij fare të vogël. Me t’u kthyer, e mori në krahë Anën dhe lajmëroi gjithë botën në rrjetet sociale. “I lumtur, e mora përsëri në krah vajzën time të vogël”.

Nuk ishte pakogjë ajo që bëri Sami dhe shokët e tij, pasi për herë të parë “Luanët” fituan sfidën prej tri ndeshjes ndaj superfuqisë më të madhe të botës në regbi. Zelanda e Re u mund 2-1 brenda në fushën e saj, ndërsa më parë, kurrë britanikët nuk kishin fituar dy ndeshje radhazi ndaj saj. Gjithsesi, malli për vajzën ishte më i madh sesa lodhja dhe stresi ndaj gjigandëve të planetit.

Sfidanti.al