Bruna Marquezine humbet durimin: Mjaft më me postimet me Neymar

Bruna Marquezine dhe Neymar janë ndarë për ë dytën herë, megjithatë ka nga ata që ende postojnë foto të tyre  kur janë së bashku në rrjetet sociale. Është një situatë që nuk I pëlqen aspak modeles dhe aktores Brazilian. ‘Kërkoj që të mos bëjnë më pastime të tilla që më përfshijnë-komentoi Marquezine në një nga fotot e publikuara ku aktorja dukej shumë e lumtur përkrah Neymar. Bruna marquezine kohët e fundit është shndërruar në një nga personazhet më të ndjekur të Brazil për  shkak të lidhjes së gjatë me Neymar, me këtë të fundit që edhe pas ndarjes me aktoren ka siguruar të gjithë ndjekësit e tij se dashuria për Brunën nuk do të reshtë kurrë

Sfidanti.al