Formula 1, sërish penalizim për Alonson, 30 pozicione në garën e Britanisë

Ndërrimet e pjesëve të ndryshme  në motor në makinën McLaren Honda i kushtojnë shtrenjtë Alonsos. Piloti spanjoll do të niset i fundit në garën e së dielës në Çmimin e Madh të Silverstone pas penalizimit me 30 pozicione nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Tani objektivi për Alonson është që të minimizojë sa më shumë dëmet dhe të bëjë gati makinën e tij për garën e Hungarisë, në pistën e së cilës ai ndihet mjaft komod. Është e disata herë që McLaren merr penalizime të tilla në këtë sezon të Formula 1. Deri tani skuderia britanike ka pësuar në total penalizim me 140 pozicione.

Sfidanti.al