Vaterpolo në botërorin e Notit, Italia ka si ‘armik’…fruthin

Skuadra  italiane e vaterpolos po përballet me problemet shëndetësore të lojtarëve të saj në Botërorin e notit që ka nisur në Hungari.  ‘Armiku’ i kësaj skuadre e ka emrin ‘fruth’,  dhe në orët e fundit ka prekur 3 nga lojtarët e vaterpolos duke detyruar trajnerin Sandro Campagna që t’i zëvendësojë ata duke marrë 2 lojtarë të tjerë në castet e fundit’. Valentino Gallo, Stefano Lungo e Alessandro Velotto ishin ata që u prekën nga fruthi  duke krijuar një situatë jo të këndshme te perfaqesuesja italiane për të cilën u desh kryerja e një sërë testesh mjekësore për verifikime të mëtejshme.

sfidanti.al