Ndodhi në Brazil, në një ndeshje të ligave rajonale. Nuk është se e nderon shumë shtetin e madh të futbollit, por ja që “sipas vendit bëhet kuvendi”, dhe një futbollist u detyrua të gjuante një penallti, duke pasur pranë një njeri të armatosur me automatik Kallashnikov. Gazeta “Marka” e quajti me të drejtë si “penalltia më e tensionuar e historisë së futbollit”, ndërsa pranë fushës fare pa rrethim dhe pa kushte mbrojtëse ishin nja 300 tifozë, që mund të kishin bërë çfarë të kishin dashur.
Ky rast na kujton fjalët e ish-lojtarit të kombëtares së Shqipërisë, Bledar Kolës, pas ndeshjes Shqipëri-Gjermani 2-3 në Granada të Spanjës në 1997. Mesfushori i shquar shënoi të dy golat shqiptarë me penallti dhe u shpreh se “do të hyj në histori si njeriu që shënoi dy gola që u festuan me breshëri kallashnikovi në gjithë Shqipërinë”! Atëherë ishte viti i mallkuar 1997.
Sfidanti.al