Ndodh që gjithçka shkon keq krejt papritur. Ose më mirë të thuash, krejt për fat të keq. San Antonio ishte në epërsi të 25 pikëve në fushën e Golden Stejtit në finalen e parë të Perëndimit, kur lojtari më i mirë i saj, Leonard, u detyrua të dilte nga loja i dëmtuar. Me të ndodhur kjo, vendasit u bënë të papërmbajtshëm dhe fituan 113-111, duke marrë kryesimin e serisë së plej ofit. Me përballjen e dytë sërish në fushën e Uorriorsit, në Oklend, dhe me Leonardin të konfirmuar si mungesë, San Antonio duket se po shkon në këtë ndeshje për t’u mundur përsëri.
Trajneri Greg Popoviç nuk e deshi veten kur mori vesh sesi do të jetë në takimin e dytë dhe akuzoi menjëheë lojtarin e Golden Stejtit, Zaza Paçulian, për një faull që e quajti të qëllimshëm. Me Tim Dankënin të tërhequr dhe Toni Parkerin të dëmtuar, Leonard ishte thuajse shpresa e vetme ndaj nënkampionëve në fuqi të NBA-së. Do të jetë shumë e vështirë për Olldrixhin, Xhinobilin apo Gasolin që të përballojnë një ekip super të talentuar me lojtarë si Kërri, Durant, Tompson e Grin. Kërri shënoi 40 pikë në takimin e parë, ndërsa Durant 34, me një “muzikë” të tillë që pritet të vazhdojë.
Sfidanti.al