Kavani, Zhardim dhe Mbape, Franca ndan çmimet e futbollit!

Çmimin e më të mirit ia dhanë atij. Nuk ishte një kampion i ri i Francës që u shpall lojtari më i mirë i kampionatit. Paris SG mund ta humbasë kurorën këtë sezon, por do të mbajë trofeun e futbollistit numër 1 të ligës. i tillë u shpall Edison Kavani dhe padyshim e meritoi. Udhëhoqi skuadrën me 35 golat e tij, duke treguar sa vlen menjëherë pas largimit të Zllatan Ibrahimoviçit. Nëse në javën e fundit ndaj Kaenit, shënon 3 rrjeta, barazon rekordin e vjetshëm të Ibrës me 38.

Gjithsesi, për çmimet e tjera nuk la radhë kampionia virtuale dhe që pret të bëhet e vërtetë. Monako, që do të jetë ekipi numër 1 i edicionit, mori kupën e trajnerit më të mirë me Leonardo Zhardimin, njeriun që drejtoi skuadrën drejt vendit të parë në Francë dhe gjysmëfinaleve të Championsit. Bashkë me portugezin u nderua edhe adoleshenti Kilian Mbape, pasi sulmuesi u shpall si lojtari i ri më i mirë. Monakos i takoi edhe portieri më i mirë, trofe që shkoi për gardianin e saj të portës, kroatin Danijel Subashiç.

Sfidanti.al