Konte: Do të qëndroj te Çelsi, më presin punë të mëdha!

Me lojën impresive që zhvilloi Celsi gjatë këtij sezoni të Premier Ligës, ai e meritoi titullin e kampionit, ndërkohë që trajneri italian i tij, Antonio Konte, paralajmëron se, sezonin e ardhshëm, atë dhe ekipin e presin punë të mëdha. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se ai do të vazhdojë që të qëndrojë te Celsi, pavarësisht nga lajmet që spekulojnë se ai do të largohet për tek Interi. “Ne sapo kemi filluar të punojmë. Ne synojmë që të avancojmë edhe më shumë sezonin e ardhshëm dhe besoj se ne do të arrijmë që të gjejmë zgjidhjet e vërteta për sezonin tjetër.

Me këtë ekip, unë kam vetëm nëntë muaj, ndërsa besoj se ne, bashkë, mund të arrijmë edhe më shumë. Unë, tani, i njoh më mirë lojtarët, ndërsa në kokë kam ide të reja. Ne do të luftojmë, sezonin e ardhshëm, për trofetë në të gjithë konkurrimet. Do të përpiqemi që t’i mbajmë lojtarët tanë më të mirë dhe të fitojmë trofe të rinj”, vuri në dukje Konte. Kohët e fundit, është spekuluar se nga ekipi mund të largohen Eden Azari dhe Diego Kosta, por lidhur me këtë çështje transferimesh do të mësohet në fund të sezonit.

Sfidanti.al