Pak ditë më parë Xhejdën Sanço u vlerësua mjaft për mbështetjen për kauzën ndaj racizmit, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Xhorxh Flojdit. Ditën e sotme, ndërkaq, vetë Sanço, por edhe disa lojtarë të tjerë të Dortmundit, morën kritika të forta për shkeljen e rregullave të vendosura për koronavirusin, pasi shkuan tek beriberi pa pasur maska në fytyrë. Diçka e tillë për ne shqiptarët është për të qeshur, e për të mos e vrarë mendjen, por jo në Gjermani ku, siç ka thënë Lenini “nuk bëhet dot revolucion, sepse kanë frikë se shkelin barin”.
“Gjashtëshja” e Dortmundit ishte e përbërë nga Sanço, Gerrero, Akanji, Hazar, Vicel dhe Zagadu, dhe ata kishin ftuar një berber të njohur për të prerë flokët. As ata, dhe as berberi mjekërosh nuk kishin maska. Rregullat e protokollit sanitar të Bundesligës kërkojnë në mënyrë taksative që lojtarët të mos kontaktojnë të tjerë, nëse nuk janë të sigurt për virusin. Me gjasë, futbollistëve do t’u bëhen teste, por sidomos do të marrin ndonjë gjobë të madhe e do “t’u shkulet veshi”.
Sfidanti.al