Autoritetet e vendit kontinental kanë vendosur ta heqin përjashtimin 3-vjeçar që i dhanë tenistit serb pasi e dëbuan nga shteti i tyre janarin e kaluar. Novak Gjokoviç do të lejohet të marrë pjesë në Grand Slemin e parë të vitit, në Australian Open në janar 2023, dhe ky është një përfundim i lumtur për “rebelin” e madh. Ministri i imigracionit, Endrju Xhils, do t’i japë serbit të drejtën për të hyrë në vend. Kujtojmë se Nole u dëbua vjet, edhe pse fillimisht iu dha e drejta për të marrë pjesë në Grand Slem në bazë të raporteve mjekësore që ai mori në Beograd. Gjokoviç nuk ishte i vaksinuar për koronavirusin dhe vazhdon të mos jetë, ndërsa në Australi ka ndërruar qeveria.
Sfidanti.al