Nga e dimë të gjithë që Partizani fiton kampionatin..?

Cili e fiton kampionatin këtë vit? Sa here lind kjo pyetje, na kujtohet gjithmonë biseda e këndshme me maestro Ferdinand Dedën. Kompozitori na pyeti se cili ekip e fiton kampionatin, kurse ne i thame “na trego fituesin e festivalit, të tregojmë fituesin e festivalit me top ! Ku ka mw mirw se në vendin tonë ku garat mbarojnë ende pa filluar! Si dikur në kinema kur donim ta mësonim fundin ende pa filluar ..filmi.

..Edhe Kasandrave tek megazyrat e FSHF u shfaqet Partizani nw fund te filxhanit.. Edhe populli i pakët i mbijetuar në stadiume, shumica anojnë nga Partizani. Po nga dreqin e dinë ? Sepse ky kampionat po çmend dynjanë, s’merret vesh nga e ha dhe ku e fut. Siç po shkojnë punët, mund ta fitoj edhe Erzeni , ekipi që e qamë në fillim, meqë u krijua “brenda natës”, dhe tani po jep leksione ..ditën! Hajde Superligë, hajde !

Thonë se është një instikt popullor që nuhasin fitoren e Partizanit , por nuk thonë se gjelat këndojnë me radhë në “pularinë e futbollit”.Pse, a nuk e dinim të gjithë se do ta fitonte Tirana kampionatin me rastin e 100 -vjetorit dhe bashkarisht e fituam “skedinën”. Edhe këtë herë fitorja e Partizanit është bërë patologji , sa lutemi të mos ndryshoj skenari deri ne fund . Pale kur thuhet nga “media e çarterit” se po shikojmë kampionatin më të pabesë, s’dihet nga e merr thikën, pasi humbja është me e sigurtë se ..fitorja !

..Dhe shenjat e “horoskopit” flasin për “Demin” që nuk ndalet, një shenjë për të cilin thuhet se do të qarkohet me dashuri dhe me ngrohtësi edhe nga “djalli” por edhe nga “zoti”. Ndaj, patronazhistët e futbollit pergjojnë , sapo Partizani feston dy gëzime në një ditë , inaguron kompleksin dhe mund Bylisin, degjohet refreni se edhe FSHF ka meritë për shtëpinë re sepse ka paguar për “një kat”. Çfarë thotë tjetër “horoskopi”? Futbollistët e Partizanit kanë filluar t’i pëlqejnë shumë trajnerit të Kombëtares, Edi Reja, aq sa thotë se po ta kishin mbajtur edhe ca kohë ..do ta kishte mbushur Kombëtaren me futbollistë nga ..Superliga! I kishte parë në Shqipëri dhe as nuk ia vlenin, vajti në Arabi dhe la kokën pas tyre…

Sfidanti.al