Një 22-vjeçar fut në telashe Çelsin e Kontes në Kinën e madhe!

Natyrisht, gjithçka do të kalojë për 3 ditë, dhe një gabim mbetet thjesht një i tillë. Për momentin, gjithsesi, Çelsi po e ndjen veten në vështirësi në Kinë, pas dy postimeve në rrjetet sociale nga njëri prej lojtarëve të tij. Braziliani Kenedi, vetëm 22 vjeç, bëri fillimisht një postim ofendues për Kinën, ndërsa më pas u tall sërish me Kinën duke postuar foton e një rojeje të sigurisë që e kishte zënë gjumi (diçka që mund të ndodhë kudo në botë). Federata Kineze e Futbollit reagoi duke e qortuar lojtarin dhe sidomos Çelsin, duke i kërkuar të marrë masat e duhura pasi “futbollisti është një model për të rinjtë, dhe futbolli krijon ura dhe jo mure”.

Fillimisht, Çelsi e detyroi Kenedin (emri i plotë Robert Kenedi Nunjesh Nashimiento) që të kërkonte falje, pastaj e quajti këtë të pamjaftueshme, dhe kërkoi falje zyrtarisht në faqen e klubit në internet dhe në rrjetet sociale. Edhe kjo u duk një masë jo e duhur dhe blutë e Londrës vepruan më tej. Kenedi u dërgua në shtëpi! E gjitha kjo, jo vetëm për aspektin moral, por edhe për atë financiar, pasi tregu kinez është potencialisht më i madhi në botë, dhe Çelsi shpreson të nxjerrë përfitime të mëdha prej tij.

Sfidanti.al