Një foto e dy superyjeve bëri xhiron e botës dhe ishte ajo e Nejmarit me Ljuis Hamiltonin në Doha të Katarit. Braziliani i futbollit ishte në Lindjen e Mesme për të ndjekur përgatitjet për Çmimin e parë të Madh të sezonit në Formula 1, dhe nuk ngurroi të zgjidhte kampionin e botës për një foto të përbashkët. Të dy sportistët kanë dalë në mënyrën që u pëlqen atyre që mund t’i quajmë “njerëz publikë”, pra me një lloj arrogance të mbuluar me klas.
Gjithsesi, ka një dallim pasi Hamiltoni duket shumë më i përqëndruar, më i vëmendshëm ndaj fokusit të aparatit dhe disi më serioz. Kjo ndoshta shpjegon ndryshimet mes tyre, edhe pse futbolli është sport kolektiv dhe automobilizmi është individual. Nejmari do të bënte mirë ta pyeste Hamiltonin se çfarë cilësish e ndihmuan që të fitonte 5 tituj botërorë në Formula 1. Kjo, ndoshta, do ta ndihmonte brazilianin që të bëhej një lider skuadre dhe të fitontë Topin e Artë.
Sfidanti.al