Juventus-Atletiko, drejtësinë e vendos Kuipers; ‘dridhen’ spanjollët

Do të jetë holandezi Bjorn Kuipers ai që do të vendosë drejtësinë në sfidën e Allianz Stadium mes Juventusit dhe Atletiko Madrid në Ligën e Kampioneve. Arbitri holandez do të ndihmohet në këtë ndeshje nga asistentët e tij Sander Van Rokel dhe Ervin Zainstra, ndërsa arbitri i katërt është Denis Higler. Përsa i përket sistemi VAR, arbitrat e përzgjedhur janë Deni Makeli dhe Pol Van Bokel edhe këta holandezë.

Kuipers e ka arbitruar Juventusin në 6 raste dhe bilanci është 1 fitore që korrespondon me atë ndaj Monakos 2-1 në Ligën e Kampioneve në gjysmëfinalen e kthimit në 2016/2017, 4 barazime(Barcelona-Juventus 0-0 në cerekfinake 2016/17 kualifikim, Juventus-Lion 1-1 në fazën e grupeve në 2016/17, Borusia Monshengladbah-Juve 1-1 në fazën e grupeve në 2015/16, Juventus-Fiorentina sfida e parë e 1/8 të finaleve në Europa League) dhe një humbje 4-1 kundër Fulham në Europa League në sezonin 2009/2010.

Kujtime të hidhura ka Atletiko Madrid nga arbitrimi i Kuipers. Holandezi i gjykoi Los Colchoneros në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2014 në Lisbonë ndaj Realit të Madridit të Ancelotit që iu imponua skuadrës së Simeones me përmbysje teksa fitoi 4-1. Vlen të kujtohet se Atletiko Madrid shkon në Torino për t’u përballur me Juventusin me avantazhin e fitores së sfidës së parë në Vanda Metropolitano me rezultatin 2-0.

sfidanti.al