Me golin ndaj Liverpulit u ngjit në kuotën e 31 rrjetave në Ligën e Kampionëve, duke lënë pas të gjithë patriotët e tij të mëdhenj. Nejmar mban vendin e parë mes brazilianëve pasi kaloi Kakanë, që ka 30, ndërsa Rivaldo ishte parakaluar më herët.
Jo vetëm kaq, por Nejmar ka epërsi ndaj tyre pasi 31 golat i ka shënuar në vetëm 52 ndeshje, gjatë të cilave ka dhënë edhe 22 asistë. Kaka ka 30 gola e 26 asistë në 86 takime, ndërsa Rivaldo është me 27 rrjeta e 11 asistë në 73 paraqitje.
Gjithsesi, “Ney” është ende larg gjigandëve të vërtetë të Championsit, si Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi. Portugezi ka 122 rrjeta në 163 takime, ndërsa argjentinasi ka 106 në 128 sfida. Jo vetëm kaq, por mbi të janë Raul Gonzales (71), Benzema (59), Van Nistelroi (56), Levandovski (51), Henri (50), Di Stefano (49), Shevçenko e Ibrahimoviç nga 48, si dhe disa të tjerë.
Sfidanti.al