Luka Paketá; para kalimit te Milanit; shkon në altar e martohet

Në muajin dhjetor, Luka Paketá do të duhet të bashkohet me Milanin dhe të fillojë ambientimin e tij me klubin kuqezi. por braziliani nuk do të vijë i vetëm në Milano.Futbiollisti i ka thënë lamtumirë beqarisë duke lidhur kurorë me të fejuarën e tij Maria Eduarda me të cilën është nisur në muaj mjalti përpara se të nisë aventuirën e tij të re në Serinë A nën urdhrat e  Gatuzos.

Por surprizat e Paketasë nuk ndalen këtu. në fakt mësohet se braziliani tashmë është i pajiusur edhe me pasaportë portugeze, kjo falë origjinës së nënës së tij Kristianë. kjo do të thotë se Paketá do të federohet si futbollist komunitar duke bërë që Milan të ketë 2 vende të lira për lojtarë ekstrakomunitarë të cilët kuqezinjtë do të kërkojë t’i plotësojë në merkaton e muajit janar.

sfidanti.al