Në Itali e quajnë Milan-Liverpul si një përballje në … “Skala”

Sot është pikërisht dita kur nis sezoni në një nga Teatrot më të shquar të botës. Është 7 dhjetori, dita e Shën Ambrozit në Itali, që sinjalizon fillimin e një edicioni të ri artistik, dhe pikërisht sot do të luhet në Milano ndeshja e famshme e Championsit, Milan-Liverpul. Do të jetë në “San Siro”, jo larg “Skalës”, ndërsa për mediat italiane dy ekipet janë si dy tenorë që konkurrojnë në teatrin e lavdishëm. Me të vërtetë një krahasim i madh me Teatrin e themeluar në 1778, për dy nga skuadrat më të shquara të Europës, Milanin 7 herë kampion i kontinentit dhe Liverpulin gjashtë herë. Sot do të luhet për jetë a vdekje nga ana e italianëve, sepse Milanit i duhet vetëm fitorja, ndërsa anglezët janë të kualifikuar, madje trajneri Jurgen Klop do të bëjë disa zëvendësime për të mbajtur ekipin të freskët për periudhën e ngarkuar në Angli. Milani ka pra një shans më shumë për t’ia dalë në “La Skalën” e futbollit.

Sfidanti.al