Barcelona nxiton me Dembelenë, por “humbet” Adejemin!

Klubi katalanas që pret të mësojë sot fatin e tij në Champions, por bën ç’mos që të rinovojë kontratën me Usman Dembelenë. Pas fjalëve mikluese të presidentit Laporta, drejtuesit duan që të nxitojnë dhe të mbyllin gjithçka këtë javë, ndërsa do të shihet nëse francezi do të ketë dëshirë të vazhdojë në “Kamp Nou” po jo, me “sirenat” angleze që po i fryjnë në vesh. Liverpuli e Mançester Junajtidi e kërkojnë. Nga ana tjetër, mediat spanjolle shkruajnë se Karim Adejemi, sulmuesi i Lajpcigut, e ka hedhur poshtë interesimin e Barcelonës. Lojtari i Gjermanisë dëshiron të vazhdojë karrierën në Bundesligë.

Sfidanti.al