Shpresohet shumë që investuesit e rinj të kenë ambicie me jetë të gjatë, dhe me garanci. Dy klubet e mëdhenj të Lombardisë nuk është se kanë pasur shumë fat me aksionerët e huaj, ndonëse e kanë marrë veten pas 10 vitesh në harresë, ndërsa Milani shpreson që fondi që do të blejë aksionet tani, të jetë si “Ardhja e dytë” e Silvio Berluskonit.Të tilla duken gjasat, ndërsa mediat italiane njoftojnë se grupi “Investkorp” (Investcorp) i Bahreinit do të hedhë firmën për blerjen e klubit në fillim të muajit maj. Njeriu kryesor quhet Mohamed Alardhi, që cilësohet si “pa fjalë, por me vepra” dhe që vlerësohet i suksesshëm në të gjitha nismat e tij. Jo vetëm që mund të paguhen mbi 1.1 miliardë euro për aksionet, por edhe pritet të ndërtohet një stadium i gjithi për Milanin, jashtë qytetit milanez.
Sfidanti.al