Rasti është mjaft i mirë sepse mbrojtësi i kombëtares së Gjermanisë do të largohet nga Çelsi me parametër zero. Antonio Rydigerit i përfundon kontrata në “Stemford Brixh” dhe akordi me Realin është thuajse i përfunduar, me përjashtim të disa “vogëlsirave”, siç shkruan “Marka”. Por, sa do të fitojë Rydigeri tek Reali? Sa do të jenë shifrat financiare të operacionit? Sipas “Markës”, mbrojtësi i ka ulur disi pretendimet (me rreth 20-25 për qind), por sërish do të fitojë mirë. Në 4 vjet, ai do të ketë rrogë neto prej 44 milionë eurosh (11 milionë në sezon), por do të marrë edhe 15 milionë euro si “komision” në momentin e firmës. Në total bëjnë 59 milionë euro, që nuk janë aspak keq për një mbrojtës, ndërsa Reali ia lejon vetes sepse nuk paguan gjë për kartonin.
Sfidanti.al