Saki ia jep Milanit “medaljen e artë” për futbollin italian

Kampion mund të dalin “kushërinjtë” zikaltër, por ish-trajneri i shquar i “Djallit” ka idetë e tij të qarta. Arriko Saki i vlerëson të dyja skuadrat kryesore të Lombardisë, Interin dhe Milanin, por kur vjen puna për stilin e futbollit i dallon nga njëra-tjetra. “Milani është duke luajtur një futboll europian, – thotë Saki, – më sulmues, më kombinativ, me më shumë qarkullim topi dhe me më shumë fantazi. Interi, nga ana tjetër, luan një futboll më shumë klasik. Më ngjan me stilin e viteve 60-të”. Në të vërtetë, ekipi i Inzagit nuk luan keq, por ndoshta jo sipas “recetës” më të mirë europiane që zbatohet në Spanjë, Angli apo Holandë, pra me qarkullimin e topit, presingun e lartë dhe lojën vazhdimisht sulmuese.

Sfidanti.al