Në Angli arrestojnë 12-vjeçarin për racizëm, por mos vallë shpëtuan?!

Në atë moshë, ende një fëmijë, ai me siguri është duke përsëritur si “papagall” apo si “majmun” atë që ka dëgjuar e mësuar nga të tjerët, më të rriturit. Mediat britanike njoftuan të skandalizuara sesi një 12-vjeçar ofendoi në mënyrë raciste në rrjetet sociale sulmuesin e Kristël Palasit, Uilfrid Zaha. Fëmija, tifoz iAston Vilës, idërgoi disa mesazhe në profilin e tij në Instagram, duke e ofenduar me shprehje të ndyra raciste, duke idërguar foto të Ku Kluks Klanit, dhe duke e kërcënuar që të mos guxonte të shënonte gol në ndeshjen e sotme që Aston Vila e fitoi 2-0. Mediat njoftuan edhe se policia e arrestoi 12-vjeçarin!

Natyrisht, policia veproi dhe e tillë është detyra e saj, edhe klubi iKristël Palasit e dënoi sjelljen e tifozit, ndërsa Premier Liga hapi një hetim. Shumë mirë deri këtu, por sa para bën? Pyetja e thjeshtë është: Përse një 12-vjeçar duhet të sillet kështu? Si është puna me familjen e tij, me prindërit, vëllezërit apo me shoqërinë e tij? Sa investohet në Britani për një edukim siç duhet nëpër shkolla? Këtu dalim në një përfundim që, në një sistem si ai iGjermanisë, p.sh., mund të edukohesh më lehtë sepse është më ilirë dhe më ipërballueshëm për njerëzit e shtresës së thjeshtë, ndërsa në sistemin britanik është më e vështirë. Ky është problemi kryesor, duket, dhe këtë nuk e zgjidh dot policia.

Sfidanti.al