Brazil, 14 raste me covid te Chapecoense; ndalohet kampionati

Vetëm 4 ditë pas rifillimit, aktivitetet futbollistike ndalen sërish në Brazil për shkak të coronavirusit. Bëhet fjalë për një nga kampionatet rajonale në vendin amerikanolatin dhe më konkretisht atë të shtetit Santa Catarina. Ishin autoritetet lokale që morën vendimin për të ndërprerë turneun ku këtë të dielë do të zhvilloheshin ndeshjet e kthimit të fazës cerekfinale.

Por në orët e fundit doli lajmi për 14 raste pozitive me Covid-19 te Chapecoense me këtët të fundit që e konfirmoi jlajmin por pa dhënë identitetin e personave të prekur nga ky virus. Por duket se shumica prej tyre janë futbollistë, Kështu, autoritetet lokale në bazë të udhëzimeve të marra nga ato sanitare, fillimisht anuluan ndeshjen mes Avai dhe Chapecoenses, klube mes të cilëve ka një rivalitet shumë të ndezur dhe më pas edhe ndeshjet e tjera; Marcílio Dias-Criciúma, Figueirense-Juventus e Brusque-Joinville.

Duhet theksuar se edhe te këto skuadra të tjera ka pasur raste me coronavirus dhe bëhet fjalë për një trajner dhe 5 futbollistë.

Sfidanti.al