Asnjë gjuajtje në portë për herë të parë në këtë konkurrim. E tillë Barcelona përballë Bajernit në “Kamp Nou”, me ndeshjen e Championsit që përfundoi logjikshëm 3-0. Tomas Myler e dy herë Levandovski ishin autorët e golave. Për ta bërë më të jashtëzakonshme diferencën, mendon trajneri bavarez, Nagelsman, që shprehet i pakënaqur.
“Natyrisht që jam i lumtur sepse fituam dhe fituam thellë, – tha gjermani, – por, duke analizuar ndeshjen me kujdes unë shoh se nuk kam arsye që të fluturoj nga gëzimi. Ne duhej të kishim qenë më mirë. Gjithsesi, do ta festoj fitoren me nja dy gota birrë. U duk qartë që mungesa e Mesit ndikoi, sidomos në momente të caktuara”.
Mediat kritikuan ashpër katalanasit, ndërsa tifozët në stadium kërkuan largimin e trajnerit Ronald Kuman. “E vërteta e trishtë, – konstaton e përditshmja katalanase, “Sport”, – Barça luajti si ekip i vogël, larg nga më të mirët në Champions!” “Një Barçë e varfër, – titullon “Marka” e Madridit, – azulgranët shpërbërhen ndaj një Bajerni që fali një goleadë tjetër”.
“Po luanim kundër një ekipi të madh, njërit prej kandidatëve kryesorë për titullin, – tha Kuman, – E patëm të vështirë të dilnim në sulm. Ishte e vështirë, por na mungoi edhe fati te goli i parë. Bajerni është më i mirë dhe kjo u duk, sidomos në pjesën e dytë”.
Sfidanti.al