Sa kanë ndryshuar kohët, me të vërtetë! Kanë kaluar realisht vetëm 12 vjet, pra ishim në vitin 2010 kur Lionel Mesi mbushi moshën 23-vjeçare dhe në atë kohë pati 3 Topa të Artë të “Frans Futbollit”. Padyshim që rroga e tij ishte e rëndësishme, por jo e jashtëzakonshme, ndonëse ai kishte kryesoren, ishte lojtari më i mirë i botës në mënyrë të padiskutueshme. Sot 23-vjeçari i radhës në futboll është Kilian Mbape, i cili e ka vendosur një rekord duke marrë rrogën prej 50 milionë eurosh në sezon nga Paris SG. Askush nuk ka mundur të bëjë si ai në këtë moshë, por përsa i përket Topit të Artë duket se duhet të presë vitin 2023, pasi këtë herë mesa kuptohet do ta fitojë Karim Benzemaja.
Sfidanti.al