Është menaxheri i përgjithshëm i skuadrës kombëtare “teutone” që lëshon alarmin pas transferimit të bujshëm në Mynih. Oliver Birhof thotë se prania e Sadio Manesë tek Bajerni mund të ndikojë për keq në formën dhe në nivelin e lojës së dy futbollistëve gjermanë si Serg Gnabri dhe Leroi Sane. Të dy nuk ishin edhe aq mirë sezonin e kaluar e senegalezi mund t’ua marrë edhe më shumë protagonizmin. Nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Gnabrisë, që ende nuk ka rinovuar edhe pse i ofrojnë rrogë 17-19 milionë euro në sezon. Në Angli besohet se e pëlqejnë Siti e Arsenali.
Sfidanti.al