Bernardo Silva i thotë “Po” Barcelonës, por e di se kaq nuk mjafton

Mjafton të shikohet se çfarë po ndodh me Robert Levandovskin, se çfarë ndodhi me Nejmarin më herët apo edhe me lojtarë të tjerë si Harri Kejn e madje edhe Lionel Mesin. Jo gjithmonë vullneti i lojtarit mjafton për të ndodhur një transferim pasi në lojë janë kontratat, ndaj edhe Bernardo Silva nuk do ta ketë të lehtë të shkojë tek Barcelona. Mediat katalanase shkruajnë se futbollisti ofensiv i Mançester Sitit i ka thënë “Po” klubit në “Kamp Nou” dhe se ka autorizuar agjentin e tij për të shikuar mundësinë e kësaj lëvizjeje. Gjithsesi, portugezi është nën kontratë në “Etihad” dhe pronarët e Sitit nuk janë më pak të vendosur sesa ata të Paris SG kur vjen puna për të mbrojtur klubin. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por për më tepër Siti do të kërkojë një shumë tepër të madhe edhe nëse vendos të pranojë transferimin.

Sfidanti.al