Aleksandër-Arnold dhe Verstapen, dy “shigjeta” takohen në Silverstoun

Disa nga futbollistët e njohur të Premier Ligës vizituan pistën e shquar të Formula 1 me rastin e Çmimit të Madh të Britanisë ditën e djeshme. Mes yjeve të topit të këmbës ishin Virgil Van Dajk apo Natan Ejk, ndërsa më i guximshmi u tregua mbrojtësi i krahut i Liverpulit, Trent Aleksandër-Arnold. Ai shkoi dhe doli në fotografi me Maks Verstapenin, kampionin e botës në fuqi të Formula 1, madje duke shkëmbyer fanelat. Një foto mes dy “shigjetave”, pasi futbollisti anglez është i rrufeshëm në fushë, ndërsa holandezi është i rrufeshëm në timonin e Red Bullit.

Sfidanti.al