Natyrisht, kjo është vetëm një batutë e cila për momentin është aq larg së vërtetës, sa “topçinjtë” janë matematikisht larg kurorës së Premier Ligës. Gjithsesi, fitorja 2-0 në derbin e Londrës së Veriut ishte një mesazh kaq i fortë për pretendimet e Arsenalit, sa edhe një superfuqi si Mançester Siti dhe një trajner kaq shumë i dekoruar si Pep Guardiola, padyshim që e kanë ndjerë. Sidomos pas humbjes së merituar në “Old Traford”. Ky kombinim rrethanash bëri që skuadra e trajnerit Mikel Arteta të jetë tani 8 pikë mbi kampionët. Hugo Joris shkaktoi një autogol dhe Martin Odegard realizoi të dytin për miqtë që kanë fituar edhe më shumë besim se mund t’ia dalin të fitojë titullin për herë të parë që nga viti 2004 kur në stol ishte Arsen Vengeri. Atë vit, ashtu si në 1971, Arsenali e siguroi matematikisht titullin pikërisht në fushën e Totenhemit. Këtë herë nuk do të jetë kështu, por kush do të pyesë për këtë? Rëndësi ka që të fitohet!
Sfidanti.al