Momenti sportiv i vitit i takoi një heroi 69-vjeçar kinez

Ishte e mrekullueshme mbrëmja e çmimeve sportive të vitit në Montekarlo. Yjet bënë paradën me fitues të mëdhenj si Novak Gjokoviç, Sajmonë Bajls, Naomi Osaka, Lindsi Von apo Arsen Venger, veçse më i veçanti ishte një njeri me dy këmbë të prera, pra me dy këmbë artificiale.

Ky ishte alpinisti kinez, Hsia Bo Ju (Xia Boyu), që ngjiti malin më të lartë të botës, Xhomolungmën (apo Everestin) në moshën 69-vjeçare, edhe pse invalid. Ai u bë invalidi i dytë në botë që ngjit majën e Himalajeve, por i pari që ia del nga ana e Nepalit. Hsia Bo Ju i humbi këmbët pikërisht në Himalaje, më shumë se 40 vjet më parë, për shkak të ngrirjes nga i ftohti i madh. Veteranit iu deshën pesë prova për t’ia dalë mbanë. Juria në Montekarlo e vlerësoi kinezin me çmimin “momenti sportiv i vitit 2018”.

Sfidanti.al