Ekipi i Konferencës Lindore që drejtohej nga Janis Antetokumbo, pavarësisht nga përpjekjet, nuk arriti që ta fitonte ndeshjen e famshme All Stars të NBA-së amerikane, duke qenë se ekipi i Konferencës Perëndimore i drejtuar nga Lebron Xhejmsi e përmbysi rezultatin, duke fituar 178-164.
Janisi, në fakt, e tregoi veten si një lider i vërtetë, duke dhënë maksimumin që ekipi i tij të mos mundej, por në fund fatin e ndeshjes e vendosi përvoja dhe fitorja i takoi ekipit të Lebron Xhejmsit.
Antetokumbo e mbylli ndeshjen si koshashënuesi më efikas me 38 pikë dhe 11 kërcime në tabelë, ndërkohë që ai shënoi disa kosha fantastikë, por njëri prej tyre ishte me të vërtetë monstruoz.
Stef Keri i dha Janisit një top, duke e përplasur atë fort në dysheme para se ai (topi) të përfundonte te Janisi që e kapi atë gati pranë fundit të sipërm të tabelës, duke bërë një kërcim të paparë dhe duke e zhytur topin me forcë në koshin e kundërshtarit. Të gjithë të pranishmit u çuan në këmbë të entuziazmuar, duke e brohoritur me forcë Atetokumbon.
Sfidanti. al