Guardiola nuk i kursen paratë, gati 130 milionë sterlina për yllin..

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, nuk ka ndërmend që t’i kursejë paratë, kur është fjala për ta përforcuar ekipin e tij me futbollistë të rinj yje dhe verën e ardhshme ai do të synojë shërbimet e Saul Nigezit të talentuar, për të cilin ai, sikurse thuhet, është gati t’i japë Atletikos së Madridit madje 130 milionë sterlina.
Sauli që luan me përfaqësuesen e Spanjës, ka një potencial të madh, kështu që Guardiola do që ta angazhojë atë në ekipin e tij. Te klubi “qytetar” te Sauli shohin një pasues të denjë të Fernandinjos, kështu që Siti, sipas medias angleze, ka bërë gati 130 milionë sterlina për aktivizimin e klauzolës së blerjes së Saul Nigezit.
Siti para tetë vitesh bleu për 35 milionë sterlina Serhio Agueron nga Atletiko, duke bërë një blerje të shkëlqyer, sepse ai është tani golashënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi.
Sfidanti.al