Me tre golat e shënuar nga Italisë u bë edhe më i famshëm. Ishte i shkëlqyer Saul Nigez që përpara sesa të fillonte kampionati europian U21, veçse paraqitja në finalet e Polonisë, ka bërë që ai të mrekullojë shumë më tepër. Barcelona dhe Mançester Junajtid janë në gjurmët e talentit të ri spanjoll, i cili gjithsesi, duket se do t’i bëjë të gjithë që të presin.
Kjo, jo edhe aq nga klauzola e tij prej 80 milionë eurosh, diçka që po duket gjithnjë e më shumë normale në tregun e sotëm të futbollit, sidomos për një 22-vjeçar, por më shumë për vetë vullnetin e futbollistit. Sulmuesi i Atletikos nuk dëshiron të tregohet pa karakter dhe ta braktisë skuadrën në një moment shumë të vështirë.
Atletiko është dënuar nga FIFA për të mos marrë përforcime, dhe nëse Saul do të ikte, trajneri Simeone nuk do të mundej ta zëvendësonte. Kjo ka bërë që ai të presë të paktën edhe një vit përpara sesa të provojë një aventurë tjetër, në një klub më të madh dhe ku mund të fitojë më shumë trofe dhe para, siç janë Barcelona dhe Mançester Junajtidi. Po kështu, është sjellë edhe sulmuesi francez, Antuan Grizman.
Sfidanti.al