Tajson-Holifild, 20-vjetori i një “kanibalizmi” sot të paqëtuar!

Ishte 28 qershor i vitit 1997, dhe ndërsa në Shqipëri dëgjohej breshëria e kallashnikovit, në Las Vegas zhvillohej një “Ndeshje Shekulli” në boksin profesionist të peshave të rënda. Aty, në ringun e shkëlqyer të “MGM Grand Garden Arena”, ndodhi një nga ngjarjet më të këqija të këtij sporti (por, të paktën, jo vdekje). Majk Tajson i kafshoi dhe i këputi një copë të veshit të djathtë Evander Holifildit, diçka që e tronditi jo pak botën e boksit.

Kafshimi ndodhi pasi Holifild e kishte mundur më herët “Majkun e Hekurt” duke i marrë titullin botëror, madje duke e hedhur në tapet. Ndeshja hyri në histori si “Luftimi i Kafshimit” (Bite Fight) dhe mbahet mend që atëherë. Gjithsesi, tashmë dy kampionët e mëdhenj kanë bërë paqe, dhe Tajsoni ka treguar se mund të jetë njeri. Ai i ka kërkuar falje Holifildit, dhe ishte pikërisht Majku që e shoqëroi Evanderin në Sallën e Famës të Boksit.

Sfidanti.al