Milinkoviç-Saviç do t’i kushtojë Man. Junajtidit më pak sesa De Jongu

Mesfushori holandez nuk dëshiron të shkojë në “Old Traford” dhe trajneri Erik Ten Hag e ka të qartë se nuk mund të presë pa fund. Mançester Junajtidi duhet të kalojë nga Frenku De Jongu tek një objektiv tjetër që të jetë i arritshëm, dhe që të ketë dëshirë të veshë fanelën e lavdishme. Ky objektiv quhet Sergej Milinkoviç-Saviç, dhe flitet për yllin e Lacios i cili prej vitesh kërkohet nga ekipet më të mira të Europës. Juventusi ishte në garë më herët, ndërsa tani Junajtidi është gati ta bëjë mesfushorin-sulmues serb një “De Jong të dytë”. Çmimi për kartonin mund të arrijë në 65-70 milionë euro, diçka që është më pak se 75-80 milionë eurot që duheshin dhënë tek Barcelona për holandezin. Shanset janë që Milinkoviç-Saviç të kalojë në Premier Ligë.

Sfidanti.al