Problem për Milanin, De Keteleri do të kushtojë mbi 32 milionë euro!

E qartë se këtu hyn në skenë konkurrenca, dhe se nuk mundet të imponosh vullnetin tënd. Me gjasë holandezi De Keteler mund të ketë dëshirë të bashkohet me Milanin, por gjithsesi ai ka një kontratë me Bryzhin, dhe këtu është klubi që vendos. Milani kishte menduar të mos jepte një ofertë më të madhe se 32 milionë euro (në total) për kartonin e mesfushorit, por “La Gazeta delo Sport” thekson se Maldini po mendon të kapërcejë “ylberin”. Bryzhi pëlqen që ta mbajë ose ta dërgojë tek Lidsi që paguan më shumë, ndërsa besohet se kjo histori do të zgjasë maksimumi 48 orë, më pas kuqezinjtë do të kërkojnë ndonjë lojtar tjetër.

Sfidanti.al