Jurgen Klinsmani kundërshton Nagelsmanin: Bajerni do sulmues

Ka qenë vetë lojtar ofensiv dhe njëri nga më të mirët e kohës së tij. Jurgen Klinsman doli kampion i botës dhe i Europës me Gjermanisë, si dhe fitoi trofe me klubet, e sot jep një këshillë për trajnerin e Bajernit, Julian Nagelsman. “Klinsi” mendon se bavarezët duhet të gjejnë një zëvendësues për Robert Levandovskin. “Bajerni do të bëjë ndryshime taktike, – thotë ai, – për dy muaj do të shikojnë se çfarë mund të bëjnë dhe jam i bindur se do të kërkojnë një sulmues tjetër, një numër 9, qoftë edhe si mbështetje. Ata do ta ndjejnë mungesën e Levandovskit”. Nagelsmani ka thënë se dëshiron të luajë në mënyrë më elastike me Manenë e Gnabrinë.

Sfidanti.al